Rrahje në Prishtinë, dërgohet një person në QKUK

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën “lëndim i rëndë trupor”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:55, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimes mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































