LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person
Foto: Ilustrim

Një rrahje ka ndodhur pasditen e së martës në Prishtinë, ku është arrestuar një person i përfshirë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, rreth orës 17:30.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Informata është pranuar rreth orës 17:30, për një rrahje, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Rasti është iniciuar sulm dhe po hetohet nga policia. /Telegrafi/