LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Gjilan, lëndohen tre persona

Rrahje në Gjilan, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Pesë persona, ndër ta dy të mitur, pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Ndërsa, me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa  tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë (dy ata të mitur) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa  tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/