Dy punonjës të Spitalit të Pejës janë përfshirë në një përleshje fizike ditën e hënë.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, derisa njofton se tashmë kanë nisur të mbledhin informata mbi rastin, transmeton Telegrafi.
“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura”, thuhet në njoftim.
Tutje, Spitali i Pejës bën të ditur se pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi thotë për Telegrafin, se tashmë kanë iniciuar rastin si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Po, është iniciuar raste për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ ndaj një personi. Prokurori i shteti do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e kësaj çështje penale”, deklaroi Nikçi.
Ndryshe, në rrahje raportohet se janë përfshirë një teknik i IT-së dhe një punonjës i Zyrës Ligjore në Spitalin e Pejës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe