Rrahje mes dy familjeve në Sllatinë të Podujevës, shtatë persona në gjendje të rëndë

Së paku shtatë persona janë lënduar rëndë në një perleshje mes dy familjeve, që ka ndodhur sonte rrethe orës 19.00 në fshatin Sllatinë të Podujevës.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë thonë se personat e lënduar janë dërguar me katër autoambulanca në QKUK në gjendje të rëndë, raporton Radio Vizioni.
Ende nuk është bërë e ditur identiteti i të lënduarve, kurse Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje për motivin e incidentit mes dy familjeve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































