Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në një rast rrahje në mes disa personave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00 në rrugën “Selim Grajqevci”, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve trupore ka pësuar viktima i cili dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë-thikë nga personat e përfshirë në rrahje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në një rast rrahje në mes disa personave. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë-thikë nga personat e përfshirë në rrahje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i njëjti (viktima) është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/