Rrah nënën e më pas edhe zyrtaren policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri

Një grua është arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:50, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Në raport bëhet e ditur po ashtu se trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore.
“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/


















































