Rozana Radi, artistja që di t'i bëjë të gjitha

Rozana Radi, e cila hyri në historinë e Festivalit "Kënga magjike" si këngëtarja që bëri të gjithë publikun të ngrihet në këmbë, vjen për të treguar rreth shumë talenteve të saj dhe misionin për të sfiduar edhe një herë veten me një profesion të ri: atë të biznesit të veshjeve. Aktore, këngëtare, instrumentiste, poete, prezantuese, gazetare hulumtuese, skenariste...A ka ndonjë gjë që nuk di ta bësh? Unë e shfrytëzoj ditën time ne maksimum. "Atë ditë që do të jesh i kënaqur dhe i lumtur me punën tënde, mbyte veten thotë një shprehje. Pa punë dhe talentet me te mëdhenj shuhen. Zoti mi ka dhënë këto dhunti dhe i jam mirënjohëse duke i vënë në punë. Nuk i le gjërat vetëm në teori sepse teoria dhe praktika janë fenomene që gjenden në kundërshtim të vazhdueshëm. E vetmja gjë që mund t'i bashkojë është puna.
Preferon më shumë nga të gjitha profesionet e mësipërme? Preferoj një profesion të cilin nuk e kam nisur ende.
Frika i takon të paaftëve që shpesh bën autoironi, përse? Sepse njerëzit në këtë jetë kanë nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.
Mendon se e bën të shikueshëm programin tënd dhe ty në veçanti? Unë nuk mund te përgjigjem për këtë pyetje sepse gjithmonë kam patur dëshirë të flasin të tjerët për punën që unë bëj, ndaj nëse diçka vazhdon dhe shihet do të thotë që funksionon dhe pëlqehet.
Rozi pse mendojnë se njerëzit të duan si artiste? Besomëni që vetëm publikun se mashtrojmë dot kurrsesi. Nëse me duan ta siguroj që kanë gjetur tek unë gjëra të vërteta.
Gjatë "Këngës Magjike" edicion të cilin e fitove, publik grihet në këmbë të të duartrokasë pa pushuar minuta të tëra, çfarë ndjeve në atë moment? Mora fuqinë e të gjitha grave të cilave ia dedikoja këtë këngë. Unë isha aty dhe të gjithë duartrokitën, u ngritën në këmbë jo për mua por për të gjitha gratë që përtej dhimbjes, zhgënjimit iu bashkëngjitën kauzës dhe mesazhit që përcillte kënga.
Kaq shumë për të folur për karrierën tënde dhe unë nuk di ku të ndalem, ndaj më thuaj ti disa nga pikat të cilat kanë qenë vendimtare për karrierën tënde dhe ti ke ditur t'i shfrytëzosh në favorin tënd? Një nga pikat vendimtare në karrierën time ka qenë gjetja e stilit të këngëve të mia. Ka qenë pikërisht kënga "Femër" dhe teksti i saj ku unë personalisht gjeta veten. Hyra në një dimension tjetër artistik përtej komercializmit. Bashkëpunimi me kompozitorët e duhur tekstet që kam ditur ti sjell në kohën dhe në momentin e duhur.
Është sekreti i një jetëgjatësie në profesion? Dashuria vetëm dashuria.
Është sekreti juaj? Duket sikur i bën magji njerëzve sepse aty ku shkon ka gjithmonë energji pozitive? Dashuria.
Tani të shohim çdo ditë në ekran, nuk ke frikë se mund të konsumohesh? A mund të konsumohet një vajze e cila sapo ka nisur të flasë?
Si e menaxhon të jesh kaq e angazhuar me punë e të mos shterosh nga kreativiteti? Sepse mua më lumturon puna që bëj. Njerëzit që bëjnë punën që dashurojnë, nuk kam punuar asnjëherë në jetë.
A do të jenë fustanet e Rose by Rozana Radi të prekshme për buxhetin e femrave shqiptare? Nuk kanë përse të tremben për çmimet sepse janë të prekshme dhe shumë konkuruese.
Ndonjë gjë tjetër që nuk e ke bërë dhe që ke ndërmend në të ardhmen? Nuk bej plane. Gjërat bëhen pastaj thuhen.





















































