Wayne Rooney ka nisur një sulm të ri të ashpër ndaj Mohamed Salah, duke e akuzuar sulmuesin egjiptian se po “shkatërron trashëgiminë e tij” te Liverpooli.

Ish-ylli i Manchester United, i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, reagoi pas komenteve të fundit nga Salah.


33-vjeçari egjiptian, nuk ka qenë titullar në asnjërën nga tre ndeshjet e fundit, madje nuk u aktivizua fare në barazimin 3–3 kundër Leeds.

Rooney e quajti shpërthimin publik të Salahut si arrogant dhe mungesë respekti, duke këmbëngulur se 33-vjeçari duhet të përjashtohet nga ndeshjet e ardhshme kundër Interit dhe Brightonit për të lejuar që tensionet të qetësohen.

“Slot duhet të tregojë autoritet. T’i thotë Salahut se nuk do të udhëtojë me ekipin, se ajo që tha është e papranueshme. Dërgoje në AFCON dhe lëre situatën të qetësohet. Personalisht, unë nuk do ta luaja", deklaroi ish-kapiteni i Anglisë.

Sipas Rooneyt, deklaratat e Salahut janë “arrogante” dhe vijnë në një moment kur Liverpooli ka më shumë se kurrë nevojë për të.

Ai thekson se egjiptiani duhet ose të rindërtojë marrëdhënien me Slot, ose të përgatitet për largim.

“Duhet të zgjidhet tani. Ai po e shkatërron trashëgiminë e tij. Është e trishtueshme ta shohësh duke e hedhur të gjithën poshtë", shtoi Rooney, duke vënë në pikëpyetje arsyet e një reagimi të tillë nga një lojtar që ka shënuar 250 gola në 420 paraqitje që prej vitit 2017.

Situata sportive nuk e ndihmon aspak as klubin, as lojtarin. Liverpooli është aktualisht në vendin e nëntë, dhjetë pikë larg Arsenalit kryesues, me vetëm shtatë fitore në 15 javët e para. Salah gjithashtu ndodhet larg formës së tij më të mirë, me vetëm katër gola në 13 ndeshje të Ligës Premier, shumë poshtë 29 golave të sezonit të kaluar përpara se të rinovonte kontratën deri në vitin 2026.

Reagimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i Mo Salah pasi Arne Slot e la p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb stol flet shum\u00eb telegrafi.com

Rooney kritikoi edhe deklaratat e fundit të Salahut, ku ai tha se nuk kishte pse të luftonte çdo ditë për vendin e tij.

“Koha i kap të gjithë. Këtë vit ai nuk është në formën e tij më të mirë. Duhet ta vërtetosh veten çdo javë. Nëse do të isha shok skuadre i tij, do të mërzitesha shumë. Komenti i tij ishte arrogant, sidomos në një kohë kur Liverpooli ka më shumë nevojë për të".

Në fund, ish-lojtari i kombëtares angleze shtoi se Salah ka rrezikuar marrëdhënien me të gjithë klubin.

“Ai ishte i pakujdesshëm ndaj shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve. Ka krijuar një atmosferë negative në dhomën e zhveshjes, sidomos me shumë lojtarë të rinj. Do të pendohet për këtë”, tha Rooney. /Telegrafi/

telegrafi sport app