Fisker ka bërë publike planet për të organizuar “Product Vision Day” më 3 gusht, ku do të zbulojë kabriolin e shumëpritur Ronin.
Kompania po i mban të fshehta detajet, por publikoi një “teaser” që shfaq pjesën e pasme të veturës elektrike në ardhje. Ndërsa nuk ka shumë për të parë, gjithçka do të zbulohet në këtë event, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube duke filluar nga ora 19:00 sipas zonës lindore.
Ne do të mësojmë më shumë muajin e ardhshëm, por Fisker tashmë e ka vendosur një “teaser” për Ronin në shumë raste dhe ka thënë se do të jetë “vetura e parë sportive GT tërësisht elektrike me katër dyer në botë”, raporton Car Scoops, transmeton Telegrafi.
Vitin e kaluar, Henrik Fisker tha se kabrioleti do të shihej paraprakisht nga një prototip në gusht të vitit 2023 dhe përfundimisht do të hynte në prodhim me një çmim fillestar prej më pak se 200,000 dollarë (155,690 funte / 181,300 euro).
Ky nuk është një çmim aspak e lirë, por është në përputhje me gjeneratën e dytë të Tesla Roadster që u prezantua në 2017 dhe mund të quhet edhe Vaporware në këtë pikë.
Duke u kthyer përsëri tek Ronin, Fisker ka sugjeruar se do të ketë një rreze të vozitjes prej 966 kilometra (600 milje).
Drejtuesi i kompanisë ka thënë gjithashtu se vetura do të ketë një sistem me tre motorë me drejtim në të gjitha rrotat që lejon një kohë prej 0-96 km/h (0-60mph) prej rreth dy sekondash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina pjesërisht largon trupat ruse nga qyteti Kharkiv
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Rolls-Royce Cullinan vjen me "pamje të freskët"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3