LAJMI I FUNDIT:

Me Ronaldon në fushë, Unitedi nuk do të turpërohej me shtatë gola nga Liverpooli – deklarata e Louis Saha

Me Ronaldon në fushë, Unitedi nuk do të turpërohej me shtatë gola nga Liverpooli – deklarata e Louis Saha
(Foto: Getty)

Cristiano Ronaldo do t’i ndihmonte Manchester Unitedit që ta shmangte humbjen turpëruese prej 7-0 nga Liverpooli – ka thënë Louis Saha.

Të dielën, Djajtë e Kuq pësuan njërën prej humbjeve më të thella në histori, pasi pranuan shtatë gola në ndeshjen e Ligës Premier në Anfield.

Ish-sulmuesi i tyre, Saha, konsideron se turpërimi nuk do të kishte ndodhur nëse në skuadër do të ishte akoma superylli portugez, Ronaldo, të cilit klubi ia ndërpreu kontratën dhe ai po e vazhdon karrierën në Arabinë Saudite.


(Foto: Getty)

“Largimi i Ronaldos shënoi një fillim të ri për Unitedin dhe i ofroi Ten Hagut një faqe të zbrazët për ta mbushur, gjë që i ka mundësuar atij që të vendosë një mentalitet fitues te klubi”,është shprehur Saha për Compare.bet.

Ten Hag shpërthen ndaj futbollistëve të United pas humbjes 7-0 nga Liverpooli: Ishte sjellje joprofesionale
Lexo po ashtu Ten Hag shpërthen ndaj futbollistëve të United pas humbjes 7-0 nga Liverpooli: Ishte sjellje joprofesionale

“Tash kur mendësia e klubit është përmirësuar, mendoj se ata do të kishin bërë shumë më mirë nëse do ta kishin Cristianon. Padyshim që është vështirë të dihet me siguri, por kur e shoh Unitedin duke humbur 7-0 nga Liverpooli, vetëm mund të mendoj se Cristiano do të kishte ndihmuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori