Cristiano Ronaldo thuhet se po pret ftesë nga Prokuroria Publike e Torinos pasi vendosi të dëshmojë kundër Juventusit në hetimin në vazhdim të Prisma.

Prokurorët në Piemonte po ekzaminojnë nga afër praktikat financiare të Bianconerëve gjatë viteve të fundit, duke i akuzuar ata për falsifikimin e fitimeve të tyre kapitale përmes vlerave të fryra të transferimeve të lojtarëve. Po ashtu Juve po hetohet edhe për pagimin e pagave në fshehtësi gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID.


Siç shkruan TMW, një figurë e rëndësishme në hetim është ish-ylli i Juventusit, Ronaldo, i cili tani luan te Al-Nassr në Arabinë Saudite.

ronaldo 4

Është gjetur një dokument sekret që premtohen pagat e pezulluara të yllit portugez dhe ishte firmosur nga drejtori sportiv i atëhershëm Fabio Paratici, por jo nga vetë lojtari.

Ronaldo nuk u pagua kurrë për ato 19 milionë euro të diskutuara në këtë dokument dhe pret t’i marr ato para. Ai është i gatshëm të dëshmojë kundër Juventusit në hetimin e Prisma-s dhe tashmë pret që Prokuroria Publike e Torinos të kontaktojë me të.

Ekziston një mundësi që dëshmia e yllit portugez jepet nga Arabia Saudite dhe të shmangë udhëtimin në Itali.

Ronaldo 3

Ronaldo gjithashtu mund të bëhet një paditës civil kundër Zonjës së Vjetër në mënyrë që të marrë paratë që i detyrohen, duke kërkuar rreth 28 milionë euro në total – 19 milionë euro sipas marrëveshjes plus tarifat ligjore dhe komisionet./Telegrafi/

telegrafi sport app