Ronaldo për Neymarin: Një lojtar kyç për ekipin kombëtar, Brazili nuk ka askënd tjetër si ai

Ronaldo ka theksuar rëndësinë e Neymarit për Kombëtaren e Brazilit në prag të Kupës së Botës 2026, pavarësisht sfidave që ka kaluar sulmuesi kohët e fundit.
Aktualisht 33 vjeç, Neymar është diagnostikuar me një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë, ndërsa më 20 shtator u raportua se ai do të mungojë të paktën për një muaj.
Ylli brazilian nuk ka luajtur për përfaqësuesen që nga viti 2023 dhe nuk është përfshirë në listën e trajnerit të ri të Brazilit, Carlo Ancelotti, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Megjithatë, Ronaldo beson se mungesa aktuale nuk e zbeh rëndësinë që Neymar ka.
“Ai është një lojtar kyç për kombëtaren. Nuk kemi asnjë tjetër si Neymar. Shpresojmë të jetë 100% gati për Kupën e Botës”, ka thënë Ronaldo.
Pavarësisht dyshimeve rreth formës dhe rikuperimit të tij, mesazhi i Ronaldos vjen si një mbështetje e fortë për Neymarin, ndërsa Brazili synon të rikthehet në majën e futbollit botëror në vitin 2026. /Telegrafi/

















































