Ronaldo nuk heq dorë nga palestra as në kohën e pandemisë, tregon muskujt në një fotografi me familjen

Cristiano Ronaldo nuk e ka në plan ta ndalë aktivitetin fizik, përkundër se po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij.
Superylli i Juventusit e ka treguar fizikun e tij të njohur në një fotografi të përbashkët me të afërmit e tij.
35-vjeçari aktualisht po qëndron i izoluar në vendlindjen e tij, Madeira, si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Futbollisti dhe familja e tij po qëndrojnë në një vilë luksoze me pamje kah Oqeani Atlantik. Në këtë vilë ndodhet edhe një palestër, të cilën portugezi e shfrytëzon për të qëndruar në formë.
Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, e cila numëron mbi 1.1 milion ndjekës, e ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet fiziku mbresëlënës i CR7 që ka pozuar pa bluzë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/03/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































