LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i mohon spekulimet për lidhje të shumta (Video)

Ronaldo i mohon spekulimet për lidhje të shumta (Video)
MADRID, SPAIN - OCTOBER 17: Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks on during the UEFA Champions League group H match between Real Madrid and Tottenham Hotspur at Estadio Santiago Bernabeu on October 17, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë para disa muajsh ka folur rreth spekulimeve që e lidhin atë me femra të ndryshme.

Intervista e tij është shpërndarë shumë në ditët e fundit, pasi ka pasur spekulime se e ka tradhtuar partneren e tij, Georgina Rodriguez, gjatë kohës sa ishte shtatzënë.

(Foto: Getty Images)

Superylli i Real Madridit thotë në video se ai është mashkull që i qëndron besnik një femre kur është në lidhje.


“Njerëzit thonë se kam 20 femra, mirëpo unë e kam vetëm një”, ka thënë ai kur është pyetur për thashethemet që e lidhin me femra të ndryshme.

https://www.instagram.com/p/BbPL41DnPxZ/

Modelja Natacha Rodrigues kishte deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Ronaldon duke e tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë.

Modelja pohon se ka kryer marrëdhënie me Ronaldon gjatë kohës sa e dashura e tij ishte shtatzënë
Lexo po ashtu Modelja pohon se ka kryer marrëdhënie me Ronaldon gjatë kohës sa e dashura e tij ishte shtatzënë

Ajo kishte pohuar se ka fjetur me futbollistin në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi kishin kaluar disa muaj duke i shkruar njëri-tjetrit.

Edhe modelja, këngëtarja dhe aktorja greke, Ria Antoniou, kishte thënë se ka pasur aferë me CR7, mirëpo nuk e kishte treguar kohën se kur ka ndodhur romanca mes tyre.

https://www.instagram.com/p/BbaImIfFr0h/

Në ndërkohë, këtë muaj, Georgina solli në jetë fëmijën e parë të përbashkët të çiftit, vajzën Alana Martina. /Telegrafi/