LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ishte lojtari i parë që theu rregullat e karantinës te Juventusi, nuk pranoi të qëndrojë në hotel

Ronaldo ishte lojtari i parë që theu rregullat e karantinës te Juventusi, nuk pranoi të qëndrojë në hotel

Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo ishte lojtari i parë që theu karantinën te Juventusi fundjavën e kaluar.

“Zonja e Vjetër” ishte e detyruar të fuste skuadrën në karantinë në J Hotel, pak metra larg qendrës së stërvitjes ‘Continassa’, pasi që dy persona të stafit të jashtëm kishin dalë pozitiv për COVID-19.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Ronaldo nuk pranoi të qëndronte në J Hotel për disa ditë pasi kjo do ta pengonte të luante në ndeshjen miqësore kundër Spanjës.


Ronaldo dhe pjesa tjetër e ekipit kishin bërë dy teste dhe kishin dalur negativ, por, sipas protokollit FIGC, ata duhet të bënin edhe një një tjetër në ditët në vijim në mënyrë që të lejoheshin të linin izolimin.

CR7 thuhet se ngriti zërin e tij përpara drejtorëve të klubit dhe shokëve të tij të skuadrës dhe vendosi të largohej nga dhoma e veshjes të “Allianz Stadium”, ku ekipi kishte shkuar të dielën në mbrëmje për t’u përballur me Napolin që nuk u shfaqën fare në fushë.

Ronaldo shkoi në shtëpi për të fjetur me familjen e tij para se të nisej për në Portugali dhe të bashkohej me ekipin e tij kombëtar të nesërmen.

Të tjerët si Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Danilo, Rodrigo Bentancur dhe Merih Demiral ndoqën rrugën e Cristiano Ronaldos dhe u bashkuan me ekipet e tyre kombëtare ndërsa Gigi Buffon shkoi në shtëpi.

Pjesa tjetër e ekipit qëndroi në karantinë deri të mërkurën, ku pastaj u lejuan të shkonin në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

Serie A
Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

La Liga
Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Premier League
Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Arteta konfirmon rikthimin e dy yjeve për sfidën ndaj Real Madridit, ka edhe një lajm të keq

Liga e Kampionëve
Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

La Liga
Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin

Top klubet angleze futen në garë, Juventusi mund ta humbas Kolo Muanin

Serie A
Kalo në kategori