Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është nderuar me çmimin ‘Këmba e Artë’ (Golden Foot) për vitin 2020.

‘Këmba e Artë’ është një çmim prestigjioz për arritje jetësore që ndahet secilin vit për yjet më të mëdha në histori të futbollit.


Është themeluar në vitin 2003 nga Antonio Caliendo dhe është i vetmi çmim që ndahet nga tifozët e futbollit në gjithë botën, të cilët votojnë në faqen zyrtare.

Më poshtë është lista e emrave të mëdhenj që e kanë fituar çmimit prestigjioz ‘Këmba e Artë’:

2003 - Roberto Baggio
2004 - Pavel Nedved
2005 - Andriy Shevchenko
2006 - Ronaldo Nazario
2007 - Alessandro del Piero
2008 - Roberto Carlos
2009 - Ronaldinho
2010 - Francesco Totti
2011 - Ryan Giggs
2012 - Zlatan Ibrahimovic
2013 - Didier Drogba
2014 - Andres Iniesta
2015 - Samuel Eto'o
2016 - Gianluigi Buffon
2017 - Iker Casillas
2018 - Edinson Cavani
2019 - Luka Modric
2020 - Cristiano Ronaldo

/Telegrafi/

golden (Foto: goldenfoot.com)

golden2 (Foto: goldenfoot.com)

telegrafi sport app