Ronaldinho, i cili u largua nga Barcelona për Milanin, dhe braziliani tjetër, Robinho, i cili kaloi nga Real Madrid në Manchester City, ishin dy emrat më të mëdhenj të futbollit, të cilët kompletuan transferet e tyre gjatë kësaj vere.
Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, dhe ai i Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, ishin parashikuar si transferimet më të mëdha të kësaj vere, por që të dy mbetën në klubet e tyre.
Afati kalimtar i transferove kaloi në mesnatën e 1 shtatorit, duke nënkuptuar që lojtarët tash nuk mund të lëvizin nga klubet deri në afatin kalimtar dimëror, që fillon në janar.
Ronaldinho
Transferimi i Ronaldinhos do të thotë se ai mund ta lërë prapa sezonin e dështuar me Barcelonën, ku u akuzua se kishte shfaqur më shumë interesim për zbavitjet e natës, se sa për paraqitjen e tij në fushën e Camp Nou.
Sidoqoftë, përforcimi i ri 20 milionësh i Milanit, pritet të përjetojë një ringjallje në karrierë, pas bashkimit me bashkëvendësit e tij, Kakan dhe Paton. Andrei Shevchenko po ashtu u rikthye në Milan nga Chelsea dhe klubi pritet të ketë një ngritje pas një sezoni të dobët 2007/08. Por, ndeshja e parё e rosonerёve, ishte zhgënjim, pas humbjes 2-1 ndaj Bolognas.
Robinho
Manchester City nënshkroi me Robinhon nga Real Madrid, për një shumë që thuhet të jetë mbi 40 milionë euro. Braziliani ka arritur marrëveshje katërvjeçare me ekipin që drejtohet nga trajneri Mark Hughes, pak para mbylljes së afatit kalimtar.
Amauri
Juventus luftoi për të fituar shërbimet e brazilianit tjetër, Amaurit nga Palermo, të cilin e fitoi duke shpenzuar një shumë prej 22.8 milionë eurosh.
Ricardo Quaresma
Trajneri i ri i Interit, bëri disa investime të mëdha në Inter, ku erdhi si zëvendësim i Roberto Mancinit. Nënshkrimi më i madh i kampionit të Serie A, ishte Ricardo Quaresma, për rreth 17 milionë euro.
Interi po ashtu solli në Giusepe Meazza edhe mesfushorin brazilian të Romës, Amantino Mancinin, si dhe mesfushorin ganez, Sulley Muntari.
Rafael Van der Vaart
Në Spanjë, Real Madrid solli mesfushorin holandez Rafael van der Vaart nga Hamburgu, i cili në Santiago Bernabeu iu bashkohet disa nga bashkëkombësve të tij që aktivizohen tek klubi mbretëror, Ruud van Nistelrooy, Arjen Robben, Royston Drenthe dhe Wesley Sneijder.
Ardhja e Van der Vaartit, ngushëllon ca dështimin e kampionit të Spanjës në tentimin për së sjellë në radhët e veta nga Valencia, golashënuesin më të mirë të Euro 2008, David Villan.
Daniel Alves
Barcelona hapi kuletën për të paguar lojtarët e rinj, si Daniel Alves, Alexander Hleb dhe Seydou Keita. Megjithatë, si Reali, po ashtu edhe Barcelona dështuan në ndeshjet e para të La Ligës.
Dështimi i transferimit të Ronaldos
Edhe pse klubet spanjolle zakonisht arrijnë deri tek lojtarët që dëshirojnë, Ronaldo nuk arriti në Madrid, megjithëse ata i ofruar kampionit të Anglisë dhe Evropës, plot 85 milionë euro për lojtarin, i cili shënoi 42 gola në sezonin kaluar.
Ai ka nxitur një luftë që ende vazhdon mes klubeve, duke bërë komente se edhe më tej dëshiron të kalojë tek Real Madrid nё tё ardhmen. Pas humbjes në çerekfinale të Euro 2008 me kombëtaren portugeze, Ronaldo e bëri të qartë dëshirën e tij për të kaluar në Madrid, megjithëse ishte i lidhur me kontratë me Manchesterin deri në vitin 2012.
Dimitar Berbatov
Sir Alex Ferguson ia arriti qëllimit dhe e mbajti Ronaldon në radhët e veta. Megjithatë Manchesteri arriti që në ditën e fundit të afatit kalimtar, të kompletojë edhe transferimin e sulmuesit bullgar, Dimitar Berbatov, duke i paguar Tottenhamit 37.7 milionë euro.
Berbatov, 27-vjeçar, ka nënshkruar marrëveshje katër-vjeçare me United. Manchester City dhe Chelsea kishin tentuar ta ‘grabisin’ bullgarin në momentet e fundit, por ai ndoqi dëshirën e tij dhe kaloi në Old Trafford.
Sami Nasri
Arsenali i Arsene Wenger bleu nga Marseille mjeshtrin e mesfushës, Sami Nasri, që sipas disave llogaritet si Zinedine Zidane i ri. Topçinjtë sollën në radhët e veta edhe mbrojtësin e Manchesterit, Mikael Silvestre (po ashtu francez), pasi që huazuan tek Milani mbrojtësin zviceran, Senderos.
Robbie Keane
Liverpooli sidoqoftë, harxhoi plot 24 milionë euro për të blerë sulmuesin e Tottenhamit, Robbie Keane, dhe për të, të kuqtë i paguan Tottenhamit plot 24 milionë euro, i cili do të krijojë partneritet me spanjollin Fernando Torres, në Anfield.
Deco
Trajneri i ri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, i cili udhëhoqi Brazilin drejt titullit të pestë në Kupën Botërore 2002, solli në Stamford Bridge nga Barcelona, mesfushorin portugez me prejardhje braziliane, Deco.
Dështimi i Andrei Arshavin
Tottenhami, shumë aktiv në afatin kalimtar këtë verë, dështoi të sjellë synimin kryesor, mesfushorin e Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, megjithëse arriti tek një rus tjetër, Roman Pavlychenko.
Paraqitjet e shkëlqyeshme të Arshavin për Rusinë, pas arritjes në gjysmëfinale të Euro 2008, e pozicionuan atë lartë në tregun e transferove, por klubi rus, fitues i Kupës UEFA në sezonin e kaluar, la një çmim tepër të lartë për të, 25 milionë euro, shifër që ishte e paarritshme për londinezët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë