Romeo Veshaj ishte finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania 3.

Moderatori i njohur arriti deri në finale dhe fitoi plotë 10 mijë euro nga ky format.


I njëjti ka reaguar për herë të parë pas daljes nga ky reality shou duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Reagimi i plotë i Romeos (pa ndërhyrje):"Hej, përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme, unë kam një telefon në dorë. E kuptoni ju. Për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot. Mu desh pak kohë që të merrja veten por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë dhe po e bëj këtë video që t'iu falënderoj nga zemra. U jam mirënjohës për gjitha votat që keni dhënë për mua për gjithë mbështetjen që keni bërë këto katër muaj e gjysmë, për gjithë vlerësimin. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe, ju dua fort. Ju falënderoj shumë dhe ju puth. Dua t'iu puth të gjithëve". /Telegrafi/