Roma ka arritur një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Fiorentina, duke triumfuar me rezultat 1-2 në “Artemio Franchi”.

Vetëm pas 14 minutave lojë, vendasit kaluan të parët në epërsi kur Moise Kean realizoi një gol të bukur nga distanca për 1-0.

Megjithatë, epërsia e Fiorentinës zgjati vetëm tetë minuta. Matias Soule barazoi shifrat me një gol spektakolar për 1-1, duke rikthyer menjëherë Romen në lojë.


Skuadra e Gian Piero Gasperinit përmbysi gjithçka në minutën e 30-të: pas një goditjeje nga këndi të Soule, Bryan Cristante shënoi me kokë për 1-2.

Fiorentina kishte një mundësi të artë për të barazuar rezultatin para fundit të pjesës së parë, por goditja e dytë e Kean u ndal nga shtylla.

Me avantazhin 1-2 për Romën u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, “Giallorossët” menaxhuan me kujdes rezultatin, duke u mbrojtur me disiplinë dhe ruajtur epërsinë deri në fund.

Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshje për Romën në Serie A, që tashmë kryeson renditjen me 15 pikë, duke u bërë lidere e vetme e kampionatit.

Në anën tjetër, Fiorentina mbetet në pozitën e 17-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Në javën e ardhshme, Roma do të luajë derbin e zjarrtë ndaj Interit, ndërsa Fiorentina udhëton në “San Siro” për t’u përballur me Milanin. /Telegrafi/

telegrafi sport app