Drejtori ekzekutiv i Romës, Pietro Berardi, prezantoi sot në qytetin e Romës studimin e fizibilitetit të një stadiumi të ri, ndërsa klubi kërkon të nisë procesin e ndërtimit të shtëpisë së tyre të re.
Calcio e Finanza detajon se si Giallorossët shpresojnë të ndërtojnë stadiumin e tyre në zonën e Pietralata, duke braktisur projektin Tor di Valle. Synimi i klubit është të ketë një objekt të ri të ndërtuar deri në vitin 2027, në vitin e tyre njëqind, por kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur. Pavarësisht kësaj, Roma po ecën përpara, të etur për t’i lëvizur gjërat sa më shpejt të jetë e mundur.
Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, pasi mori studimin e fizibilitetit të Romës, thirri konferencën e shërbimeve, të cilët do të kenë për detyrë të analizojnë propozimin përpara se ta paraqesin para publikut.
Roma ka rishikuar objektivat e kapaciteteve që nga planet e tyre të mëparshme Tor di Valle; ai stadium u propozua të mbante rreth 55,000 tifozë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të pritur ngjarje ndërkombëtare si finalet e Ligës së Kampionëve ose të Kampionatit Evropian, duke e shtyrë klubin ta rrisë atë në një kapacitet bazë prej 60,000, i cili madje mund të zgjatet deri në një kapacitet prej 65,000.
Drejtuesit e Romës tani janë fokusuar në përcaktimin se sa do të kushtojë ky stadium i ri. Për shkak të faktit se ky ishte vetëm një studim fizibiliteti, shifra të sakta nuk janë dhënë ende dhe këto do të ishin të vështira për t’u parashikuar për shkak të luhatjeve të çmimeve të lëndëve të para. Synimi është që stadiumi i ri të jetë i qëndrueshëm financiarisht dhe klubi shpreson të tërheqë legjione të mbajtësve të biletave sezonale.
Projekti është ende në fazat e hershme, por është një hap i rëndësishëm përpara për Romën pasi ata punojnë për të lënë Stadio Olimpico, i cili është në pronësi të qytetit të Romës, duke kufizuar të ardhurat dhe fleksibilitetin. /Telegrafi/
Nuovo stadio Roma, i dettagli: capienza fino a 65mila posti e obiettivo prima partita per il centenario del club giallorosso nel 2027 https://t.co/Wf8Js5rRB3 pic.twitter.com/1yawpTrtEH
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) October 3, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës