Roma do të luaj në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

Giallorosët nuk din për humbje në pesë sfidat e fundit në Serie A, duke marrë tri fitore e dy barazime.


Ekipi i drejtuar nga Paulo Fonseca kërkon të vazhdoj me fitore në mënyrë që të ngjitet edhe më tej në renditjen tabelare.

Nga ana tjetër Genoa ka fituar vetëm në xhiron e parë dhe në pesë sfidat e fundit ka tri humbje e dy barazime.

Roma do të jetë pa kapitenin Edin Dzeko që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa te vendasit mungesa më e madhe është ajo e Davide Zapacostas.

Formacionet zyrtare: Genoa: Perin; Biraschi, Masiello, Bani, Criscito; Lerager, Radovanovic, Rovella, Zajc; Pjaca, Scamacca.

Roma: Lopez, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Pellegrini, Veretout, Spinazzola, Pedro, Mkhitaryan, Mayoral.  /Telegrafi/