LAJMI I FUNDIT:

Roma mendon huazimin e Kumbullës në janar

Roma mendon huazimin e Kumbullës në janar

Marash Kumbilla u transferua me shumë bujë te Roma në verën e vitit 2020.

Giallorosët shpenzuan rreth 27 milionë euro për shqiptarin i cili vitin e parë pati shumë hapësira.

Por me ardhjen e Jose Mourinhos në klub, hapësirat për Kumbullën nuk janë aq të mëdha dhe situata e tij është e komplikuar.


21-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 10 ndeshje, ku shumicën nga to është futur si zëvendësues.

Kjo situatë nuk po i pëlqen shkodranit i cili po mendon largimin nga Roma gjatë janarit.

Edhe drejtuesit e klubit dhe trajneri Jose Mourinho janë të gatshëm ta lejojnë largimin e mbrojtësit si huazim për gjashtë muaj, në mënyrë që të ketë sa më shumë minutazh.

E ardhmja e reprezentuesit shqiptar pritet të jetë te Torino, pasi kjo skuadër ka shprehur interesim për afrimin e tij.

Trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric e njeh mjaftë mirë Kumbullën pasi ishin së bashku te Verona dhe dëshiron ta ketë në radhët e veta.

Mediat italiane kanë raportuar se ky huazim pritet të kompletohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kumbulla te Torino do të gjej dy shqiptarët tjerë, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori