Roma e ka filluar kampionatin 2017/18 në Serie A me fitore.

Klubi nga kryeqyteti italian ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Atalantas.


DHrzIUSXUAE8rlF

Goli i parë dhe i vetëm në këtë takim u shënua nga Aleksanda Kolarov në minutën e 31-të.

Vendasit sulmuan gjatë gjithë takimit, por dështuan të jenë konkret para portës romake. Në këtë takim nga minuta e parë për zikaltrit luajti portieri shqiptar, Etrit Berisha.

Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Interit, kurse e Atalantas ndaj Napolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app