Roma ka fituar me rikthimin në shtëpi ndaj Spalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Giallorossët kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, pasi kësaj radhe kanë fituar në Olimocio ndaj Spalit.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lorenzo Pellegrini (54'), Diego Perotti (66') dhe Henrikh Mkhitaryan (83'), ndërsa për Spalin shënoi Andrea Petagna (44').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Pellegrini, i cili u vlerësua me notë 8.2.

roma 1 Lorenzo Pellegrini (Foto: AS Roma/Twitter)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Francesco Vicari që u notua me 5.7

Për 90 minuta në portën e mysafirëve ishte portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.8.

Roma:

notat roma e1576436435133

Spal:

notat roma 1 e1576436461905

/Telegrafi/

telegrafi sport app