LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce klasik bëhet më i fuqishëm – ka një motor me njëmijë kuaj/fuqi

Rolls-Royce klasik bëhet më i fuqishëm – ka një motor me njëmijë kuaj/fuqi

Ekspertët e Hoonigan prezantuan një tjetër projekt të pazakontë dhe fantastik, dhe ai është një Rolls-Royce me një motor prej 1000 kuaj fuqi.

Motorët e fuqishëm V6 me kompresorë janë gjithmonë të lidhur me makinat amerikane të fuqishme si Challenger SRT Hellcat dhe Jeep Grand Cherokee Trackhawk, dhe entuziastët e dinë patjetër që dikur edhe britanikët ishin pjesë e kësaj sfere. Gjithashtu, grupi JLR mbetet besnik ndaj motorit të tij 5.0-litërsh V8 me supermbushje që mund të gjendet në modelet F-Type dhe Range Rover Sport SVR.

Ekspertët në Hoonigan kanë vendosur të forcojnë marrëdhëniet anglo-amerikane me krijimin e tyre të fundit, Rolls-Royce Silver Shadow II me motor Dodge Hellcat Crate dhe kompresor Magnuson.


Kur u shfaq në vitin 1970, Silver Shadow II fuqizohej nga një motor V8 L410 6,75 litra, i cili zhvilloi 189 kuaj fuqi. Tashmë motori i ri i jep kësaj veture 1000 kuaj fuqi. Makina gjithashtu ka një sistem shkarkimi Borla, dhe tingulli mund të rregullohet.

Në një kohë, Rolls-Royce Silver Shadow II konsiderohej një makinë jashtëzakonisht e rehatshme falë një pezullimi hidropneumatik të bërë me licencë nga Citroen. Fatkeqësisht, djemtë nga Hoonigan e kuptuan se ai nuk ishte i mirë për drifting, kështu që ata përgatitën një shasi tjetër. Gjithashtu është zhveshur edhe pjesa e brendshme dhe janë futur katër sedilje sportive Sparco.

Vizualisht, panelet e makinës janë kryesisht të paprekura, por makina është ulur ndjeshëm. /Telegrafi/