Është lufta më e njohur në histori, që e bëri të famshme letërsia dhe mitologjia. Por, cilat janë të pathënat e Luftës së Trojës? Çfarë fshihet në “Iliadën” e Homerit dhe përse të vërtetat e saj janë mbuluar?

Gazetari Marin Mema sjell dokumentarin që bazohet në analiza të arkeologeve të njohur, të dhëna të autorëve të lashtë, të historianëve dhe studiuesve botërorë.

Si janë ndryshuar të vërtetat e Homerit? Cili është roli i paionëve, perrebejve, e mbi të gjitha i dardanëve? Përse Homeri e quan Akilin të mallkuar?

Për më shumë, shikojeni dokumentarin që flet për ushtritë pjesëmarrëse, figurat kryesore, mitet dhe të vërtetat e Luftës së Trojës… /Top Channel/