Ylli i Spanjës, Rodri Hernandez, ka deklaruar se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i ligamentit , pak më shumë se një vit pasi ndodhi. 

Kjo i jep trajnerit Luis de la Fuente një dilemë për përballjen e radhës ndaj Turqisë, që zhvillohet të dielën mbrëma. 


‘Furia e Kuqe’ e nisi fushatën kualifikuese për Kupën e Botës me një fitore të lehtë 3-0 ndaj Bullgarisë në Sofje. 

Rodri u aktivizua në minutën e 62-të, duke zëvendësuar Martin Zubimendin, dhe tashmë është në garë për të nisur si titullar ndaj Turqisë. 

Ky ishte paraqitja e parë e Rodrit me kombëtaren pas dëmtimit, e cila erdhi të enjten. 

Në konferencë, atij iu bë një pyetje edhe për fjalët që i tha Lamine Yamal pas fitores në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.  

Kamerat e kapën Rodrin duke i thënë 16-vjeçarit: “Vazhdo të punosh vëlla… Vazhdo, sepse mund të arrish gjithçka që dëshiron”. 

“Nuk doja të më kapnin kamerat. Ishte më shumë një mesazh për të treguar se ky brez duhet ta vë në shërbim të ekipit dhe futbollit talentin e madh që ka”.  

“Kemi parë shumë raste që janë humbur rrugës. Lamine është një talent i jashtëzakonshëm dhe një rast i veçantë”.  

“E shoh të lumtur dhe duke bërë gjithçka siç duhet”, ka thënë Rodri./Telegrafi/

telegrafi sport app