LAJMI I FUNDIT:

Rodri nuk i ndalë goditjet ndaj Viniciusit dhe Real Madridit

Rodri nuk i ndalë goditjet ndaj Viniciusit dhe Real Madridit

Rodri u bë mesfushori i parë pas Luka Modricit që fiton Topin e Artë.

Ylli i Manchester Cityt fitoi titullin e tij të katërt radhazi në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe ishte një lojtar kyç për kombëtaren spanjolle në rrugën e tyre drejt titullit të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Fitorja e tij mbeti në hijen e polemikave pasi në mbështetje të finalistit të mundur në përzgjedhje, Vinicius Junior, i gjithë delegacioni i Real Madridit bojkotoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve në minutën e fundit, pasi mësoi se lojtari i tyre nuk do ta merrte çmimin.


Në një intervistë për COPE, Rodri zbuloi se Vinicius nuk e uroi atë, ndërsa nuk i pëlqeu as sjellja e Los Blancos.

“Vinicius nuk ka kontaktuar me mua, por nuk mund të them se më vjen keq”, ka deklaruar fillimisht ylli i Citizens dhe Spanjës.

Rodri i hedh më shumë benzinë zjarrit: Viniciusin do ta votoja vetëm të tretin për Topin e Artë
Lexo po ashtu Rodri i hedh më shumë benzinë zjarrit: Viniciusin do ta votoja vetëm të tretin për Topin e Artë

“Më intereson njerëzit e mi, familja ime dhe klubi. Nuk do të bëja kurrë atë që bëri Reali duke u larguar fshehurazi nga darka gala, nuk ka kuptim”.

“Duke folur për këtë, nuk jam lënduar që Reali nuk mori pjesë, unë e respektoj vendimin e të gjithëve, por them se do ta kisha bërë ndryshe”, shtoi më tej Rodri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Vedat Muriqi, 'mbreti' i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B - rekordet e tij duken të paarritshme

Vedat Muriqi, 'mbreti' i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B - rekordet e tij duken të paarritshme

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona futet në garë dhe rivalizon Real Madridin për Huijsen

Barcelona futet në garë dhe rivalizon Real Madridin për Huijsen

La Liga
Chelsea po mendon të paguajë një gjobë miliona euro dhe mos ta aktivizojë blerjen e Sanchos

Chelsea po mendon të paguajë një gjobë miliona euro dhe mos ta aktivizojë blerjen e Sanchos

Premier League
Juventusi ka lënë mënjanë detaje shumë të rëndësishme për kontratën e Tudor

Juventusi ka lënë mënjanë detaje shumë të rëndësishme për kontratën e Tudor

Serie A
Kalo në kategori