Vetëm tre ditë para ndarjes nga jeta, Roberta Flack bëri një postim prekës në Instagram, duke i kushtuar një nderim të veçantë Celine Dion.

Këngëtarja legjendare, e cila ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare pas një ataku në zemër, ndau një video ku Celine interpretonte hitin e saj të famshëm “The First Time I Ever Saw Your Face”.


Në postimin e saj, Roberta shkroi: "Jam e prekur dhe e emocionuar që ndaj këtë klip të Celine Dion-it të mrekullueshme”, shkruan DailyMail.

95560685 14433517 image a 50 1740479349333

“Faleminderit, Celine, për dashurinë tënde". Fansat reaguan me komente të shumta, duke vlerësuar interpretimet e të dyja artisteve.

Flack, fituese e pesë çmimeve ‘Grammy’, la një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë.

95560707 14433517 image a 49 1740479345265

Ajo u bë e famshme në vitet '70 me këngë si “Killing Me Softly With His Song” dhe duetet me Donny Hathaway.

Në vitin 2022, ajo njoftoi se vuante nga ALS dhe nuk mund të këndonte më.

Roberta Flack u nda nga jeta në paqe, e rrethuar nga familja e saj, por muzika dhe ndikimi i saj do të jetojnë përgjithmonë. /Telegrafi/

95560801 14433517 The clip showed Celine in a sleek red dress taking to the stage  a 19 1740481479293

95560791 14433517 The show which was broadcast by CBS saw Celine dedicate her rend a 20 1740481479294