A po helmohen apo ushqehen mirë qytetarët e vendit nga prodhimet bujqësore në treg? Nutricionistët ngrenë shqetësimin se shumica e frutave dhe perimeve kanë përmbajtje të lartë të pesticideve. Dredhëzat kryesojnë listën e produkteve që përmbajnë më shumë pesticide, ndërsa më pas vijnë mollët, dardhat, portokajtë, limonët, patatet, domatet, sallata jeshile, speci, e spinaqi. Ekspertët thonë se në treg nuk gjen më produkte 100% bio. Sipas nutricionistes Ana Antovska, që ndikimi i pesticideve të jetë sa më i vogël, nevojitet larje e thellë e frutave dhe perimeve.
“ 75% e pesticideve, anulohen nëse frutat lahen mirë. Disa fruta trajtohen apo lyhen me dyllë me qëllim që të duken më të freskët. Në këtë dyllë gjithashtu ka mbetje nga pesticidet. Qytetarët kur t’i pastrojnë frutat dhe perimet ta lajnë edhe dyllin. Duhet të bëhet përzierje mes sodës bikarbon dhe ujit dhe të qëndrojë nga një– deri dy orë dy para se të qërohet lëkura. Të gjithë e dimë se ngrënia e frutave me gjithë lëkurë ka më shumë vitamina, por në shekullin 21 në këto kushte që jetojmë dhe kimikatet që shfrytëzohen në trajtimin e tyre është patjetër të qërohen”, tha Ana Antovska, Nutricionist.
Diabeti dhe hipertensioni janë sëmundjet më të shpeshta që lidhen me mos ushqyerjen e shëndetshme. Por prezenca e shtuar e pesticideve, në veçanti ndikon tek shëndeti i fëmijëve.
“ Pesticidet më së shumti ndikojnë në motorikë, në memorie, paraqitet kujtesë e dobët. Këto simptoma shumë ngadalë zhvillohen dhe shumë shpesh nuk shkruhen se vijnë si pasojë e pesticideve. Popullata më e ndjeshme ndaj pesticideve janë fëmijët për fat të keq. Te to paraqitet hiperaktiviteti njëjtë sikurse sheqeri dhe dinë dyfish ta rrisin përqindjen e paraqitjes së sëmundjes ADHD. Alergjitë po ashtu janë sëmundje e cila shumë shpesh paraqitet si rezultat i pesticideve më pas dhe astma.”, shtoi ajo.
Ndërkohë institucionet nuk kanë të dhëna konkrete mbi kontrollet dhe dënimet e tregjeve që shesin produkte të tilla.
“ Në rast se konstatohen parregullsi, prodhuesit sanksionohen, përkatësisht parashikohen gjoba dhe masa të tjera mes të cilave edhe marrja e produkteve dhe asgjësimi i tyre. Në rast të konstatimit të prezencës së madhe të pesticideve lejohet asgjësimi i gjithë sasisë së prodhimit bujqësor, nga i cili është marrë mostër nga deponia me prezencën e inspektorëve fitosanitar”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.
Organizata Botërore e shëndetit ka regjistruar 3 milion helmime të njerëzve të cilat janë shkaktuar nga konsumimi i produkteve me përmbajtje të lartë të pesticideve. 220,000 prej tyre kanë përfunduar me vdekje./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja