LAJMI I FUNDIT:

KEK-u thotë se prodhimi vendor do të jetë në nivel gjatë sezonit dimëror

KEK-u thotë se prodhimi vendor do të jetë në nivel gjatë sezonit dimëror

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar këtë të mërkurë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), respektivisht Termocentralin Kosova B.

Sipas njoftimit të ministrisë, Rizvanolli është njoftuar për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat e proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

“Me theks të veçantë për implementimin eprojekteve kapitale, si ai i Dilatimeve në Kaldatë e njësive B1 dhe B2 që njëherësh kanë qenë parakusht për implementimin e projektit të Elektro-Filtrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e DeNOx-it, si dhe projekti i ndërrimit të zbarrave të Gjeneratorit në njësinë B1, i cili gjithashtu ka përfunduar me sukses”, thuhet në komunikatën për media.


Përveç projekteve kapitale, në dy njësitë e termocentralit Kosova B thuhet se janë kryer edhe një sërë riparimesh të tjera, të cilat ishin planifikuar gjatë remonteve të rregullta vjetore, të cilat kanë ndikuar në ngritjen e sigurisë së operimit.

“Në vijim, kryeshefi ekzekutiv Përparim Kabashi ka njoftuar ministren Rizvanolli se remontet dhe revizionet e rregullta vjetore janë realizuar me sukses edhe në njësitë A3 dhe A5 të termocentralit Kosova A, ndërsa në njësinë A4 është duke u realizuar remonti i rregullt vjetor konform dinamikës së planifikuar dhe pritet të rikthehet në operim në fillim të muajit dhjetor”.

Ai po ashtu ka njoftuar se edhe Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) ka siguruar rezerva të mjaftueshme të lëndës së pare (qymyrit).

“Prandaj, duke u bazuar në të gjitha përgatitjet e bëra në tri divizionet e prodhimit, nuk ka mëdyshje që furnizimi nga prodhimi vendor do të jetë në nivel edhe gjatë sezonit dimëror”, bëhet e ditur mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori