LAJMI I FUNDIT:

​Rizvanolli: Do të kontraktohen investime në energji në vlerë 1.2 miliard euro

​Rizvanolli: Do të kontraktohen investime në energji në vlerë 1.2 miliard euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sa i përket kapaciteteve gjeneruese, gjatë viteve 2023-2025 do të kontraktohen investime në vlerë 1.2 miliard euro, me anë të të cilave do të ndërtohen 950 megavat kapacitete të reja energjetike, përfshirë investime private, publike dhe publiko-private.

Rizvanolli, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxhetit për vitin 2024, tha se projekti i baterive me MCC-në do të fillojë të zbatohet pas 18 muajsh pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke thënë se koha e zakonshme e fillimit të zbatimit të marrëveshjes është dy vjet pas nënshkrimit.

Rizvanolli: Do të kontraktohen 1.2 miliard euro për kapacitetet gjeneruese në energji


Video:

“Sa i përket kapaciteteve gjeneruese gjatë këtij viti, vitin që vijon dhe vitin 2025 do të kontraktohen investime në vlerë 1.2 miliard euro në anë të së cilave do të ndërtohen 905 megavat kapacitete të reja. Përfshirë këtu investime private, investime publike dhe kombinime publiko-private”, tha ajo.

Krahas kësaj, ajo bëri të ditur se në fund të vitit 2024 do të shpallen procedurat për parkun solar prej 100 megavat në KEK dhe ngrohjen solare në Prishtinë, në total 180 milionë euro. /Kp/Telegrafi/