LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Sektori i energjisë nuk i ka tërhequr investimet e duhura, varemi nga importet

Rizvanolli: Sektori i energjisë nuk i ka tërhequr investimet e duhura, varemi nga importet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se sektori energjisë nuk i ka tërhequr investimet e duhura.

Rizvanolli duke folur në konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike, ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria mbeten të varura nga importet, për të garantuar furnizimin e rregullt me rrymë.

“Sektori i energjisë për fat të keq nuk i ka tërhequr investimet e duhura për të siguruar në mënyrë afatgjate furnizimin me rrymë për vendin tonë. Kemi iniciuar draftimin e Ligjit për Burimet e Ripërtrishme dhe shpresojmë që brenda vitit ta kemi ankandin e parë për energji”, tha Rizvanolli, përcjell Telegrafi.


Sipas saj, te dy vendet janë të varura shumë nga një burim i vetëm i energjisë.

“Integrimi i tregut me atë të Shqipërisë është njëri nga synimet tona në sektorin e energjisë. Shqipëria dhe Kosova mbeten të varura nga importet për të garantuar furnizimin me energji elektrike, duke qenë se kapacitetet tona gjeneruese vijnë nga burimet e ndryshme, integrimi i energjisë do të lejojë që t’i përdorim burimet. Me këtë sistemet tona do të bëhen më të afta për kërkesën për furnizim me energji elektrike”, u shpreh ajo.

“Kosova dhe Shqipëria janë të varura shumë nga një burim i vetëm i energjisë, ku kjo do të thotë se te dy palët kanë nevojë për diversifikim të burimeve, e cila nuk mund të bëhet pa përfshirjen e sektorit privat”, ka përfunduar Rizvanolli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori