LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli për grantin 200 milionësh të MCC: Negociatat për gazsjellësin do të vazhdojnë në muajin maj

Rizvanolli për grantin 200 milionësh të MCC: Negociatat për gazsjellësin do të vazhdojnë në muajin maj

Në fillim të muajit maj pritet që të vazhdojnë negociatat në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçait për projektin e gazsjellësit, ndërsa synohet që në gusht apo në shtator kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend për ratifikim. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Gjatë këtij raportit ajo u shpreh se shifra prej 10 milionë eurosh që u tha se KEK ka eksportuar energji elektrike nuk është e saktë, ndërsa lidhur me rrymën e shpenzuar në komunat veriore ajo kërkoi që të flas pa praninë e medieve.

Rizvanolli tha se negociatat në mes Qeverisë së Kosovë dhe MCC për projektin e gazsjellësit pritet të vazhdojnë në fillim të muajit maj, ndërsa aktualisht janë në negociata për vlerën 200 milionë euro për komplet grantin.

Për këtë projekt ministrja e Ekonomisë u shpreh se sipas afatit janë zhvilluar tri koncept-nota për projekte të dorëzuara më 21 janar të vitit 2022.

“Kur kemi qenë duke biseduar për projektin që lidhet me infrastrukturën përcjellëse të gazsjellësit në vitin e kaluar granti i parapara ka qenë 190 milionë euro, ndërsa aktualisht jemi në negociata për 200 milionë euro për komplet grantin plus një mundësi që 15 për qind e 234 milionë sa është projekti total me bashkëfinancim të Kosovës të shfrytëzohet të merret grant nda DFC për zhvillimin e projekteve të energjisë të ripërtitrishme negociata për këtë do të vazhdojnë në fillim të majit shpresojmë që në qoftë në javën e parë të gushtit para se Kuvendi të shkoj në pushim, qoftë pas pushimit në shtator ta sjellim në Kuvend ta sjellim marrëveshjen për ratifikim”, theksoi Rizvanolli.

Kjo përgjigj e ministres, Rizvanolli erdhi pasi që deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u interesua të di më shumë për projektin e gazsjellësit se a do vazhdohet apo jo plani i fizibilitetit.

“Studimi i fizibilitetit nga MÇ sa i përket gazsjellësit ne e dimë që kemi pasur diku 200 milionë euro dhe sa kam informacione nuk e di saktë 80 milionë vetëm janë larguar dhe kanë mbetur 120 milionë a mendoni se do të vazhdoni prapë me këtë fizibilitet a është korrekte që pas 1 viti ne prapë edhe 1 vit ta shtyjmë dhe ne prapë dhe e ditë që ai brenda vitit nuk ndërtohet jam i vetëdijshëm, por së paku të kemi siguri afatgjate për qytetarët e Kosovës sa i përket gazsjellësit”, pyeti Lekaj.

Ajo u shpreh se shifra prej 10 milionë euro energji elektrike të eksportuar nga KEK nuk është e saktë, madje ajo tregoi edhe shifrat e sakta për muajin janar dhe shkurt që KEK ka eksportuar i dhe Ujmani ka shitur energjisë elektrike të prodhuar.

“Informata shifra prej 10 milionë euro të eksportuara nuk është e saktë mund të ketë ardhur nga përfshirja e energjisë transit, unë nuk e di se si saktësisht si ka ardhur por sido që të jetë këto janë shifrat e sakta të eksportit nga KEK dhe shitjes nga Ujmani. Për janar KEK ka eksportuar 1,220MGW orë në vlerë 245 mijë e 830 euro, ndërsa Ujmani ka shitur 3,344 MGW orë në vlerë 834 mijë në total 1 milionë e 84 mijë e 572 euro. Ndërsa, në shkurt vlera janë 16 mijë MGW orë nga KEK në vlerë 2 milionë e 591 mijë e 183 euro, ndërsa nga Ujmani shitje prej 6 mijë e 848MGW orë në vlerë 1 milionë e 550 mijë 960 euro në vlerë totale të shitura 4 milionë e 107 mijë e 143 euro të cilat në asnjë formë nuk mund të jenë ekuivante me atë 10 milionëshin i cili është përfolur me medie”, tha ajo.

Pas kësaj reagoi kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala duke kërkuar shifër të saktë të energjisë së eksportuar dhe arsyes se përse kjo energji nuk iu dha Feronikelit për shfrytëzim.

Sipas tij për KESCO dhe KOST-in kanë ndarë mjete për subvencionim, ndërsa për disa ndërmarrje nuk po përkrahen.

“Sa milionë euro gjatë muajit janar dhe shkurt Kosova ka eksportuar energji. Mblidhi të lutem dhe tregova sa milionë janë, pastaj na trego pse kaq MGW dhe kaq milionë. Sa të dalin, le të dalin. Nuk keni pasur mundësi me ia dhënë Ferenoikelit që i ka kërkuar në kushtet që ju ia ofroni për mos me i rujat në frigorifer sepse nuk po u rujkan në frigorifer. Pra ku i kenë quar këto, kush i ka ble këto, kush pati frigorifer me i ruajt këto energji që u eksportuan që megjithatë nuk janë shumë por nuk janë as pak”, u shpreh ai, raporton KP.

E ndonëse, ministrja Rizvanolli tha se shifrën e saktë të eksportit nuk e di, dha detaje se përse kjo energji e prodhuar nuk ua dha në shfrytëzim Feronikelit.

“Sa i përket Fernonikelit dhe eksportit dhe pse kemi eksportuar sigurisht që ju e dini që eksporti ka ndodhur në masë të madhe gati plotësisht gjatë orëve të natës kur nuk ka pasur nevojë për të. Sa i përket kërkesës së Feronikelit dhe a ka mundur të shfrytëzohet nga Feronikeli, asaj i duhet një nivel konstant i furnizimit me energji të cilën ne KEK nuk ka mundur ta bëjë gjatë kësaj periudhe meqenëse është detyruar së pari të furnizohet shërbimi i furnizuesit universal dhe pastaj humbjet në distribucion dhe transmision”, tha ajo.

E debati vazhdoi në mes të ministres Rizvanolli dhe për deputetit të PDK-së, Ferat Shala për mjetet që Qeveria ka ndarë si masë emergjente për tejkalim të krizës energjetike.

“Këndë e keni subvencionuar me këtë 20 milionë euro, ku kanë shkuar këto mjete kush është favorizuar ia ke lënë operatorit priva me operua me 20 milionë. Shpjegoma sipas asaj që vlerësoni”, u shpreh ai.

Por, Rizvanolli shtoi se subvencionimi është bërë tek faturat e qytetarëve jo për ndërmarrjet.

“Nuk është subvencionim i ndërmarrjeve qoftë KEK, qoftë KEDS, KESCO cilido operatorë është subvencionim i konsumatorëve secili cent që hynë në sistem përmes cilido formë që jetë ajo është një cent që konsumatori nuk do e paguaj”, tha ministrja Rizvanolli.

Shala u interesua të di më shumë edhe rreth humbjeve në Trepçë dhe investimet që parasheh qeveria t’i bëjë në këtë ndërmarrje publike.

Ndërsa, pyetje parashtroi edhe për zgjidhjen e pagesës së rrymës që shpenzohet nga qytetarët në veri të Kosovës.

E për këtë të fundit ministrja tha se nuk dëshiron të flas para medieve për shkak të ndjeshmërisë së temës, ndërsa për Trepçën u shpreh se kjo ndërmarrje ndonëse ka fituar për shkak të ngritjes së çmimeve të metaleve, telashe i ka shkaktuar edhe rritja e energjisë elektrike.

“Është fakt që ngritja e çmimit të metaleve në bursat botërore gjatë vitit 2021 ka qenë një ndihmesë për Trepçën dhe gjithë prodhuesit tjerë të metaleve nga ana tjetër Trepça ka qenë e goditur nga rritja e çmimeve të energjisë e cila e ka vështirësuar operimin. Pra, domethënë derisa nga njëra anë ka përfituar edhe ka pësuar nga rritja e çmimit të energjisë, situata në Trepçën me vite është e rënduar dhe unë tani nuk i kam shifrat e sakta me vete mirëpo si trend i përgjithshëm duhet të them që sigurisht që përmirësimi i menaxhimit shitja e mbetjeve me procedura të rregullta dhe jo me procedura të them në rastin më të mirë që mund të vihen në pikëpyetje e në rastin më të keq keqpërdorime që janë dërguar në Polici nga këto aspekte edhe pa investime shtesë besoj që mund dhe do të përmirësohet gjendja e ndërmarrjes”, theksoi ajo.

Pyetje karshi ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli adresoi edhe Pal Lekaj anëtar në këtë Komision nga AAK. Ai u interesua të di se a kanë menduar që të ketë rishikim të faturave të energjisë elektrike gjatë muajve të verës, Rizvanolli tha se nuk mund të paragjykoj nëse do ketë rishqyrtim të ri të tarifave.

Ndërsa, lidhur me sigurimin e ndonjë kontrate për furnizim me energji elektrike ministrja e Ekonomisë u shpreh se ndonëse nuk është përgjegjësi e nivelit politik për të siguruar furnizim me rrymë, po mundohen që të ndihmojnë operatorët që të arrihet ndonjë marrëveshje.

Ajo me këtë rast tregoi se pas dy javësh do të qëndroj në Bullgari pikërisht për këtë çështje.

“Nuk është detyrë dhe as kompetencë e Qeverisë për të blerë energji elektrike në kushte normale, megjithatë ne kemi përkundër kësaj ne kemi pasur biseda me vendet e rajonit me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësitë, pastaj kontrata kush i realizon sigurisht që do jenë operatorët e tregut, mirëpo, për të parë nëse mund të fasilitojmë diçka duke marr parasysh krizën. Unë do të jem në bullgari pas dy javësh për të parë mundësitë kam biseduar edhe me ambasadorin meqenëse Bullgaria është një prej shteteve të vetme në rajon që ka pasur tepricë të energjisë gjatë kësaj kohe dhe meqenëse kemi marrëdhënie të mira dhe do të shohim mundësitë nëse ne në nivel politik mund të bëjmë diçka për të fasilituar marrëveshje në mes të operatorëve”, theksoi ajo.

Derisa ka folur për krizën energjetike që e kaploi vendin në muajt e kaluar, Rizvanolli u shpreh se fillimisht kishin menduar që deri në pranverë krizën ta kalojnë me 42 milionë euro dhe pa prekur tarifat e qytetarëve deri në pranverë, por që kjo nuk arriti të ndodh.

Ajo tha se së shpejti Kosova do ta ketë draftin e Strategjisë për Energji, ndërsa u shpreh se korniza ligjore ka qenë pengesë në menaxhim të krizën energjetike.

Ndërsa, ka shpalosur shumë plane dhe projekte që pritet të vazhdojnë këtë vit në fushën e eficiençës së energjisë. /Telegrafi/