Rizvanolli: Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike për transformimin e energjisë

Në Konferencën e mbajtur në selinë e Këshillit Atlantik në Uashington DC, për shkak të krizës energjetike që është krijuar nga lufta në Ukrainë, u diskutua për bashkëpunimin transatlantik dhe për sigurinë e furnizimit me energji përpara dimrit, për përpjekjet afatgjata të dekarbonizimit dhe për mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në pjesëmarrjen e saj virtuale ka theksuar se, në këto dy vjet qeverisje në Kosovë ka pasur shumë sfida energjetike, siç ka qenë kriza e paprecedentë energjetike në Evropë, e cila ka prekur edhe Kosovën, të cilën e ka gjetur me kapacitete të vjetra dhe jo të besueshme 40 apo 60 vjeçare.
“Andaj ministrja Rizvanolli potencoi se nga mësimet që ka nxjerr Kosova nga dy vitet e fundit është se duhet bërë diçka sa më parë sepse nuk ka siguri kombëtare pa siguri energjetike dhe se investimet në burime efiçiente dhe në energji të rinovueshme nuk janë mjete vetëm për luftimin e ndryshimeve klimatike, por është thelbësore për pavarësinë energjetike dhe sigurinë energjetike dhe veçanërisht pavarësinë energjike nga regjimet autoriatre siç është regjimi rus”, citohet të ketë thënë Rizvanolli, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ajo gjithashtu potencoi se Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike dhe një mision shumë ambicioz për të transformuar sektorin tonë të energjisë për të dekarbonizuar sektorin tonë energjetik deri në vitin 2050, duke parashikuar objektiva shumë ambicioze, por realiste për ndërtimin e kapaciteteve të rinovueshme, duke shtuar mbi 1300 kapacitete të rinovueshme kryesisht nga era dhe dielli deri në vitin 2031, krahasuar me 240 që kemi aktualisht.
“Këtë e vërteton fillimi i ankandit tonë të parë për 100 megavat të PV Solare, nga të parat në gamën e ankandeve të erës dhe diellit që janë në rritje, por ndërkohë ne po punojmë edhe në disa projekte, duke përfshirë ato inovative sipas standardeve evropiane dhe standarde globale, si ngrohja qendrore e fuqizuar nga sistemet diellore dhe gjithashtu investimi në bateri për të rritur fleksibilitetin e sistemit tone”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ministrja kosovare e Ekonomisë ka thënë po ashtu se bashkëpunimi rajonal është një tjetër domosdoshmëri dhe gjithashtu një mësim tjetër që kemi nxjerrë nga kriza energjetike dhe çështjet energjetike nuk kufizohen nga kufijtë e vendit, ato janë ndërkufitare dhe ato mund të trajtohen vetëm me bashkëpunim dhe në një mënyrë të tillë dhe sigurisht që bëhet veçanërisht e rëndësishme, ku integrimi rajonal bëhet veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur jo vetëm ne, por edhe vendet e tjera në regjion gjithashtu po rrisin përqindjen e burimeve të rinovueshme të ndryshueshme në sistem dhe një hap i rëndësishëm që Kosova po bënë tani është operacionalizimi i shpaketimit të bursës shqiptare që është shkëmbimi i përbashkët i energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilën do ta operacionalizojmë në Kosovë.
Në Konferencën e 8-të vjetore të Këshillit Atlantik për Sigurinë Energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore për veç ministres Rizvanolli, kanë folur edhe Amos Hochstein, Këshilltar i Lartë i Presidentit të SHBA-ve për Energji dhe Investime, Peter Dovhun, Ministër i Ekonomisë së Sllovakisë, Davor Filipoviç, Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, German Galushchenko, Ministër i Energjisë së Ukrainës, Victor Parlicov, Ministër i Energjisë i Moldavisë dhe përfaqësues të tjerë nga vendet evropiane dhe institucioneve energjetike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri