LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet

Rizvanolli: Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet

Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet dhe zhvillim më i lartë një shoqëri më e drejtë, ka theksuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli gjatë panelit të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS) që po mbahet në Prishtinë me nismën e Presidencës së Kosovës, ka shtuar se janë duke punuar në fuqizimin e grave.


“Fuqizimi dhe përfshirja e barabartë e grave në vendin e punës do të thotë produktivitet, zhvillim më i lartë dhe një shoqëri më e drejtë. Unë dhe e gjithë qeveria jonë jemi të vendosur fuqimisht që të vazhdojmë të hapim shtigje të reja për të gjitha gratë dhe vajzat”, tha Rizvanolli.

Po ashtu, deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon tha se deri më tani të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje.

“Të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje deri më tani në krahasim me shtyllat e tjera të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe përqendrimi vetëm në pjesëmarrjen e grave në operacionet paqeruajtëse është i pamjaftueshëm për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për gratë dhe shtetet. Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe pandemisë COVID-19 na nxisin të rimendojmë se si duhet të duket zbatimi i ardhshëm i shtyllës së ndihmës dhe rimëkëmbjes së Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për t’i mbrojtur më së miri gratë dhe për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike përmes aktiviteteve ekonomike të udhëhequra nga gratë”, theksoi Von Cramon.

Në plotësim të kësaj, Clare Hutchinson, ish-përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, theksoi se “roli i grave në vijën e parë duhet të përdoret për të siguruar përfshirjen e grave në politika, investime dhe ndërhyrje lokale të cilat i trajtojnë efektet negative të ndryshimeve klimatike”.

“Ndryshimet klimatike dhe Gratë, Paqja dhe Siguria shpesh trajtohen si dy çështje të ndara, të ndryshme dhe të pa ndërlidhura. Megjithatë, të dyja këto janë të ndërlidhura ngushtë pasi që vendet që shënojnë pikët më të mira në Indeksin WPS janë më pak të cenueshme ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe janë të pajisura më mirë për të reaguar ndaj pasojave. Ato gjithashtu gëzojnë paqe dhe stabilitet më të madh”, theksoi Laura Altinger, udhëheqëse e Ekipit Rajonal për Natyrën, Klimën dhe Energjinë nga Byroja për Politika dhe Mbështetje të ë Programeve e UNDP-së.

Paneli në të cilin morën pjesë, përmes një video-adresimi edhe Lucy Maycox, hulumtuese për Paqen dhe Sigurinë e Grave në Universitetin e Oksfordit, si dhe Carline Scheele, drejtoreshë e Institutit Evropian për Barazi Gjinore, arriti në përfundimin se të drejtat ekonomike të grave dhe fuqizimi i tyre janë shtylla kurrizore e shoqërive paqësore dhe të sigurta dhe se duhet të jenë prioritet në tërë botën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ministria e Financave, pensionistëve: Kujdes ndaj lajmeve të rreme për skemat pensionale

Ministria e Financave, pensionistëve: Kujdes ndaj lajmeve të rreme për skemat pensionale

Ekonomi
Nissan X-Trail, hibridi më i avansuar në treg

Nissan X-Trail, hibridi më i avansuar në treg

Auto Mita
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove
Vazhdon qarkullimi i parave false në Kosovë – raportohen tri raste në polici

Vazhdon qarkullimi i parave false në Kosovë – raportohen tri raste në polici

Ekonomi
BERZH dhe donatorët ndihmojnë mbi 18,000 ekonomi familjare në Ballkanin Perëndimor të investojnë në efiçiencë energjetike

BERZH dhe donatorët ndihmojnë mbi 18,000 ekonomi familjare në Ballkanin Perëndimor të investojnë në efiçiencë energjetike

Ekonomi
Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Oaza Company
Kalo në kategori