Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se çmimi i energjisë në Kosovë është më i ulëti në rajon. Ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për rrymë, tha se gjatë vitit 2025 rryma ka qenë 8.17 centë për kilovat, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 cent, ose sipas saj, 41% më i shtrenjtë.
Sipas saj, në Maqedoninë e Veriut ka qenë 11.4 cent, 40% më i shtrenjtë së në Kosovë, ndërsa në Serbi 11 cent ose 25% më i shtrenjtë së në Kosovë.
“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon. Gjatë vitit 2025 ka qenë 8.17 cent për kilovat, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 cent, 41% më i shtrenjtë; në Maqedoninë e Veriut ka qenë 11.4 cent, 40% më i shtrenjtë, ndërsa në Serbi 11 cent ose 25% më i shtrenjtë”, tha ajo.
Rizvanolli ka thënë se opozita po shpik gjëra e ndër to, sipas saj, ka qenë shifra e importit.
Ndërkaq ajo, për numrat e importit ajo ka thënë se është rritur për shkak se “po bëhen investime që s’janë bërë për 40-60 vjet”.
“Siguria e furnizimit do të përmirësohet dhe do të rritet jetëgjatësia e termocentraleve për 20 vjet, dhe kjo sot bëhet me kosto shtesë minimale. Arsyeja pse është zgjedhur kjo rrugë ka qenë se ka qenë opsioni më i lirë që na mundëson që, me një rritje minimale prej 1–2 euro për megavat-orë që KEK-u e shet, të mund të mbulohen këto investime. Sivjet do të vazhdojnë investimet në bllokun B1 dhe vitin tjetër në vendosjen e filtrave që nuk janë bërë brenda 40 viteve”, theksoi ai.
Ajo tha se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar një profilizim të kostove gjatë dy viteve, duke qenë se sivjet është vit më i vështirë pasi Blloku B është jashtë funksionit për investime që rrisin prodhimin nga termocentrali dhe ulin ndotjen. Ndërkaq sipas saj, vitin tjetër situata pritet të jetë më e mirë, pasi pas investimeve në këtë njësi, apo edhe në njësi të tjera të A-së, prodhimi do të jetë më i lartë.
Rizvanolli shtoi se nëse në raportin e ZRRE-së, shihet se profilizimi është bërë sepse pritej që sivjet të kishte rritje dhe vitin tjetër me gjasë të kishte ulje. /kp/




















































