Rizoto me mish pule dhe spinaq

Rizoto me mish dhe perime, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme Përbërësit:- 500 g mish pule;- 1 qepë të kuqe;- 3 thelpinj hudhre;- 3 lugë të vogla vaj ulliri;- një filxhan me 2.5 dl oriz;- 400 g spinaq;- supë me perime;- djathë parmezan;- 1 lugë gjalpë;- kripë;- piper.
Përgatitja:
Skuqni qepën në disa lugë vaj ulliri, shtoni mish pule të prerë, hudhër të grirë dhe shtoni pak kripë.
Zieni mishin për rreth dhjetë minuta, gjatë së cilës kohë e lani spinaqin dhe i ndani gjethet nga kërcelli.
Pritini spinaqin dhe e zhytni për pak kohë në ujë të vluar dhe menjëherë kullojeni dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Shtoni oriz në pulën e zierë dhe vazhdimisht derdhni ngadalë sipër supën duke e përzier.
Pak para përfundimit të përgatitjes, shtoni copëzat e spinaqit, përzieni, pastaj shtoni gjalpin. Shtoni kripë dhe piper, nëse është e nevojshme.
Mbi rizoton e përfunduar mund hidhni djathë të grirë parmezan.
Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.














































