Rivendosja e kufizimeve për gastronominë, ndarja e ndarjes ekonomike në vlerë prej 14.2 miliardë eurosh për Kosovën dhe vendet e rajonit dhe ftesa për qytetarët nga Qeveria e Kosovës që të aplikojnë për pozita udhëheqëse në ndërmarrje publike, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rivendosjen e masave të reja kundër pandemisë COVID-19. Sipas vendimit, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në ora 21:30.

Në dokument citohet se ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura.

“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendim, shkruan Telegrafi.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

“Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 për qind e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në dokument.

Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë Vendosja e kufizimeve të reja kundër COVID-19, këto janë vendimet për gastronominë

Po ashtu, në pikën ku flitet për qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë nga klientët do të kërkohet së paku një dozë e vaksinës ose testi negativ i COVID-19.

“Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura.

Nga 27 shtatori ndalohet hyrja në qendra tregtare pa vaksinë apo test negativ për COVID-19 Nga 27 shtatori ndalohet hyrja në qendra tregtare pa vaksinë apo test negativ për COVID-19

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë dhëne dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14.2 miliardë euro në kuadër të mekanizmit IPA III, për shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Këto mjete do të ndahen për Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare., ku pritet t’iu ndihmojë këtyre vendeve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për t’u përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së. Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo suspendoj asistencën nëse respektimi i vlerave themelore – demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, thuhet në njoftim.

Propozimi për 14.2 miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh, mirëpo procedura ka zgjatur deri tash brenda institucioneve të Bashkimit Evropian.

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një video-mesazhi u kanë bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike.

Sipas Kurtit, ndërmarrjet publike kanë nevojë për nevojë dhe interesim të secilit profesionit.

“Ndërmarrjet publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës. Prandaj, duhet të udhëhiqen nga profesionistë të aftë, me integritet personal, e të cilët kanë për qëllim zhvillimin e ndërmarrjes. Jo për zhvillimin e interesave të ngushta, që mandej i bënë ato ndërmarrje barrë për shtetin”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ministrja Rizvanolli, ka thënë se ndërmarrjet duhet të përfshijnë profesionistë me integritet për t’i shtyrë proceset përpara.

“Gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheqë procesin e rekrutimit për borde të rregullta të drejtorëve për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore. Ndërmarrjeve të tona publike iu duhen gra dhe burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyrë ato drejt së potencialit të tyre të plotë. Gra dhe burra që kanë vizion për të planifikuar dhe zbatuar reforma që do t’i shndërrojnë ndërmarrjet tona në ndërmarrje konkurruese e që mund t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve”, ishte shprehur Rizvanolli.

KEK-u, Ibër Lepenci, KRU Prishtina, Infrakos, KRU Hidroregjioni Jugor, KRU Radoniqi dhe KRU Mitrovica janë disa ndërmarrjet publike që pritet të hapet konkurs për plotësimin e pozitave.

Qeveria fton qytetarët që të aplikojnë për pozita udhëheqëse në ndërmarrje publike Qeveria fton qytetarët që të aplikojnë për pozita udhëheqëse në ndërmarrje publike

Nga fillimi i aplikimit për shtesa dhe gra lehona janë bërë 13,180 kërkesa, prej tyre 1,501 mbështetje për gra lehona dhe 11,679 shtesa për fëmijë.

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka njoftuar se donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë ndihma për Afganistanin.

Konferenca e donatorëve – me përfaqësues nga rreth 40 vende – u mbajt të hënën në Gjenevë të Zvicrës.

Kombet e Bashkuara vlerësuan më herët se Afganistanit i duhen mbi 600 milionë dollarë deri në fund të vitit, për të shmangur krizën humanitare. /Telegrafi/