LAJMI I FUNDIT:

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Real Sociedadi ka vënë sytë tek Arda Guler dhe klubi spanjoll tashmë ka nisur bisedimet me Real Madridit, për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi. 

Reprezentuesi turk ka luajtur një rol dytësor në planet e Carlo Ancelottit këtë sezon, duke bërë që ‘Los Blancos’ të shikojnë alternativa në mënyrë që lojtari të ketë një rol më të spikatur diku tjetër. 

Guler iu bashkua Real Madridit në verën e viti 2023 si një bast për të ardhmen, por lëndimet dhe konkurrenca e fortë në skuadër e kanë penguar atë të tregojë potencialin e tij të vërtetë. 


Në moshën 20-vjeçare, si lojtari ashtu edhe klubi e kuptojnë se minutat janë thelbësore për zhvillimin e tij, kështu që opsioni i huazimit po fiton rëndësi para hapjes së afatit kalimtar veror, ka raportuar Fichajes. 

Deri më tani, klube si Leipzig dhe Eintracht Frankfurt kanë shfaqur interesim për nënshkrimin e tij, megjithatë përparësi e Guler do të ishte të qëndrojë në La Liga. 

Kjo nuk është hera e parë që skuadra nga ‘San Sebastian’ i drejtohet Real Madridit për përforcime, pasi viteve të mëparshme kanë pasur lojtarë të huazuar nga kampioni në fuqi i La Ligas dhe Evropës. 

Bisedimet mes dy palëve tashmë kanë nisur dhe nuk përjashtohet mundësia që ky operacion të lidhet me kalimin e mundshëm të Martin Zubimendit në ‘Santiago Bernabeu’. 

Real Sociedad e sheh Gulerin si një lojtar kyç në projektin e tyre dhe Madridi mund të shfrytëzojë mundësinë për të lehtësuar negociatat për mesfushorin spanjoll./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori