LAJMI I FUNDIT:

I riu shqiptar u vra nga bandat arabe në bashkëpunim me gardian dhe të burgosurit

I riu shqiptar u vra nga bandat arabe në bashkëpunim me gardian dhe të burgosurit

Rrahja brutale e 23-­vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiri nga Shkodra në burgun e Marseilles në Francë është bërë nga bandat arabe, të cilat kontrollojnë një pjesë të atij burgu.

Burime diplomatike të portalit “Arbresh.info” kanë bërë të ditur se viteve të fundit është rritur numri i shqiptarëve nga Shqipëria, të cilët kanë filluar një luftë të ashpër me bandat arabe (marokenë dhe tunizian), të cilët udhëheqin tregun ilegal në Francë.


“Deri para ardhjes së shqiptarëve në Marseille, marokienët dhe tunizianët kanë udhëhequr me trafiqe ilegale. Francezët autokton nuk u kanë bërë probleme. Tash pas rritjes së numrit të shqiptarëve në Francë, këto grupe marokiene dhe tunesiane po i shohin shqiptarët si kundërshtar të trafiqeve ilegale”, bën të ditur ky burim, raporton “Arbresh.info.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 23 vjeçari Florenc Beqiri mund të jetë viktimë e bandave të arabëve, të cilët e kontrollojnë një pjesë të burgut, përmes gardianëve.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Francë, ku 23-­vjeçari shqiptar, Florenc Beqiri nga Shkodra, është rrahur barbarisht në burg. Ai, sipas mediave shqiptare ishte ndaluar para një muaji në Francë, ndërsa pasi është gjetur në gjendje të rëndë, është transportuar për në spital ku ndodhet në vdekje klinike.

Familjarët e 23­-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marseilles, pasi vetë i riu i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej nga shokët e qelisë.

Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Beqiri, sipas Press Independent kishte filluar punë si kamarier në një lokal në Marseille.

Ai për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe para disa ditëve policia e kishte dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marseille. Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahet në reaminacion ku sipas të afërmve kërkohet një pjesëtar i familjes, që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit.