Komuna e Prishtinës ka nisur tash e dy vite lehtësimin e procesit të adoptimit të qenve endacakë. E nga lehtësimet ka përfituar Ard Salihi i cili me mbi 50 qenë të adoptuar, ka hapur një strehimore të veten.
Të lehurat e tyre nisin që nga momenti kur i dëgjojnë hapat e pronarit në drejtim të tyre.
Por sado e frikshme mund të duket për dikë, strehimin e mbi 50 qenve të adoptuar Ardi Salihi e bën të duket si puna më e natyrshme në botë.
Tradita mbi 12 vjeçare e familjes për kujdesin e tyre, u shënua me krijimin e një strehimoreje pasi adoptoi mbi 50 qenë, pas iniciativës së komunës së Prishtinës për ta lehtësuar procesin.
“Dashnia për qentë është qysh kur kam qenë i vogël, e tash po iu ndihmojë direkt me këtë strehimore. Ideja erdhi duke parë se në Kosovë njerëzit s’është se merren me ta. Kam parë maltretime, dhe me investime të mija vendosa ta hap”, ka theksuar Ardi Salihi, pronar i strehimores “Ardi’s animals”.
Pavarësisht pasionit të madh, në punën e tij Salihi thotë se nuk ishte vetëm.
“Zgjohem në 7 të mëngjesit, vi e pastrojë, çdo ditë e bëjmë pastrimin. Ushqimin e kanë dy herë në ditë dhe ujin e pastër nonstop. Nuk është problem hiç sepse komuna na e mundëson vaksinimin dhe kontrollat e tyre pa pagesë. Qendra për Strehimin e tyre janë duke bërë punë të mire dhe nuk pritojnë kurrë”, ka theksuar ai.
Strehimoren e ka hapur tash e gjashtë muaj e rastin më të vështirë, konsideron se e pati dje.
“Rastin më të vështirë e patëm dje. Shpëtuam tetë këlyshë nga rruga, iu kishte ngordhur nana. Disa qytetarë na thirrën dhe shkuam në vendin e ngjarjes, i morëm. Kam shumë mesazhe pozitive e thirrje nonstop për t’i shpëtuar ata”, ka deklaruar Salihi.
Emrat e tyre janë nga karaktere vizatimore e deri tek profesionet fisnike e kjo thotë se është dëshmi e afërsisë së tij me kafshët.
Se kjo punë e Salihut bëhet me zemër, e thonë edhe familjarë të tij që për ndihmën, falënderojnë komunën.
“E kemi bërë me mjete vetanake por pas iniciativës së Komunës së Prishtinës, neve na ka ndihmuar dhe na e ka bërë më të lehtë trajtimin e qenve endacakë. Është më e rëndësishme sepse në Kosovë është problem i madh me u merr me ta. Po ka sulme shumë ndaj njerëzve dhe është mirë që jetën na e bënë më të lehtë”, ka theksuar Andi Salihi, vëllai i pronarit.
Qendra për trajtimin e qenve endacakë është hapur në shtator të vitit që lamë pas ndërsa Komuna e Prishtinës, parasheh subvencionimin prej 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacak.
Nga këta të fundit, vitin e kaluar 112 persona kërkuan trajtim mjekësor shkaku i kafshimeve nga qentë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze