LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon të brendshmet teksa shfaqet në skenë me kostum transparent

Rita Ora tregon të brendshmet teksa shfaqet në skenë me kostum transparent

Rita Ora shfaqi të brendshmet e saj përmes një fustani të zi të tejdukshëm teksa po largohej nga lansimi i linjës së saj të re të modës, të premten.

Superylli, 32 vjeçe, më herët dha një performancë surprizë në veshjen e guximshme në eventin e Javës së Modës në Londër, teksa doli në skenë në ‘Ambika P3’, në Marylebone.

Për të festuar lansimin e koleksionit të saj të parë me markën “Primark”, Rita veshi fustanellën e egër dhe provokuese, ndërkohë që interpretonte disa nga hitet e saj, shkruan DailyMail.


Këngëtarja, e cila njoftoi bashkëpunimin e saj me markën ndërkombëtare të modës së shpejtë javën e kaluar, krijoi besim teksa këndoi para publikut.

Rita Ora del me vështirësi nga eskorta, për shkak të fundit të papërshtatshëm
Lexo po ashtu Rita Ora del me vështirësi nga eskorta, për shkak të fundit të papërshtatshëm

E veshur me çizme me taka të mëdha, Rita kompletoi veshjen e saj të performancës me aksesorë të trashë metalikë, duke përfshirë një zinxhir barku ngjyrë argjendi.

Superylli botëror Rita është bashkuar me markën ndërkombëtare të modës “Primark” për të nisur një bashkëpunim të saj për shumë sezone.

Pas një jave spekulimesh të shkaktuara nga errësimi i dritares së “Primark” në të gjithë pronat e dyqaneve të tij, zinxhiri i shitjes me pakicë njoftoi “Rita Ora x Primark” është një linjë e re e modës e gjithanshme e cila është duke u krijuar për gati dy vjet.

Duke nisur të martën më 19 shtator, koleksioni do t’i lejojë klientët e “Primark” të blejnë stilin e famshëm të interpretueses së hitit “I Will Never Let You Down” me një çmim më të volitshëm.

Të gjitha pjesët janë krijuar për t’u bërë elementë kryesorë të garderobës që mund të pëlqehen, vishen dhe ndahen sezon pas sezoni – një temë që do të zgjasë gjatë gjithë partneritetit.

Duke komentuar partneritetin, Rita tha: “Gjatë gjithë jetës sime, gjithmonë kam dashur të dukem me stil dhe kur isha më e re, nuk mund ta kisha bërë këtë pa ‘Primark’”.

“Unë gjithmonë mund ta zgjas buxhetin tim me kaq shumë pjesë të shkëlqyera nga ‘Primark’. Sinqerisht, atëherë mësova se si të bëhesha kreative dhe të luaja me modën”.

“Krijimi i këtij koleksioni me ‘Primark’ ka qenë shumë nostalgjik për mua dhe mezi pres që bota ta shohë atë”, tha artistja shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Magazina
Kalo në kategori