Këngëtarja e njohur Rita Ora është shumë aktive kohëve të fundit në tregun muzikor.

Ka pak ditë që ajo publikoi këngën më të re “Anywhere”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.


Së fundmi, e ftuar në spektaklin e “The Jonathan Ross Show”, Orak a treguar për një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur vite më parë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka përmendur një një rast kur e kanë ndaluar të hyjë në restorantin e shefit të famshëm Gordon Ramsey.

rita 6

“Unë doja, ashtu si të gjithë të konsumoja një vakt në restorantin e Ramsey, por nuk më lanë. Hyra dhe isha e lumtur që do haja, por ata më ndaluan duke më thënë se veshja ime ishte e papërshtatshme”, ka treguar Rita Ora me të qeshura.

GettyImages 864988728

E njëjta atë ditë kishte veshur tuta sportive me atlete, e pa qenë në dijeni se restoranti në fjalë, kishte një kod veshjeje. /Telegrafi/