LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon se po i rriten flokët pasi hoqi dorë nga zgjatimet

Rita Ora tregon se po i rriten flokët pasi hoqi dorë nga zgjatimet

Rita Ora postoi në Instagram të martën për të dhënë një vështrim të ditës së saj, një moment kryesor i të cilit dukej se ishte informimi i fansave se flokët e saj po rriteshin.

Ylli 31-vjeçar i popit, e cila aktualisht ndodhet në Australi për xhirimet e The Voice, ishte ulur në makinë pas stërvitjes në palestër dhe përfitoi nga rasti, ndërsa kalonte me duart e saj nëpër fijet bionde, për t’i treguar 16.1 milionë ndjekësve të saj lajmin e mirë.

“Po më rriten flokët, i hoqa zgjatimet uhuuu”, gëzonte ylli e veshur në veshje sportive.

Më herët, Rita tregoi format e saj trupore teksa shkonte në palestër në Darlinghurst, Sydney, me një set veshjesh aktive mjaft të dukshme.

Britanikja i ekspozoi asetet e saj të bollshme në një bluzë të kaltër të pakët, ndërsa po largohej nga palestrën 98 Riley Street.

Dollakët e kombinueshëm të Ritës, të cilat shfaqnin një shirit të zi anash, tërhoqën vëmendje maksimale. /Telegrafi/