Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore të mërkurën, teksa dha një pasqyrë të regjimit të saj intensiv të stërvitjes ndërsa kalonte kohë në Sydney.
Këngëtarja 32 vjeçe, u lajmërua në Instagram duke ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotografish mbresëlënëse nga sesioni i saj i ushtrimeve të ‘Pilates’, duke treguar veten duke ngritur pesha dhe duke bërë zgjatje muskujsh.
Ajo ndau një sërë këndvështrimesh të ndryshme të punës së saj të vështirë në palestër me veshje elastike, teksa pranoi se po ushtrohej në albumin e saj të ri, shkruan DailyMail.
Në një vështrim, Rita tregoi barkun e saj të tonifikuar me një bluzë të zezë dhe dollakë të hirtë, të cilat i veshi me çorape të zeza.
Ajo i stiloi flokët e saj të arta të lidhura në një bisht dhe nxori në pah muskujt e saj teksa ngrinte pesha të rënda.
Rita nuk mund të shmangte një buzëqeshje ndërsa provoi dorën e saj në pozicionin e pazakontë, me gjunjët dhe krahët e drejtuar nga jashtë.
Interpretuesja e hitit “Poison” i forcoi tiparet e saj mahnitëse me një buzëkuq rozë me shkëlqim.
Në një tjetër fotografi, Rita tregoi edhe një herë figurën e saj të lakmueshme trupore dhe aftësitë mbresëlënëse teksa i shtyu këmbët në qiell.
Këtë herë, ajo e ndërroi veshjen e saj, duke veshur një palë sytjena sportive të zeza dhe u djersit teksa provonte pozicionin sfidues.
Në dukje e lodhur nga fundi i stërvitjes së saj intensive, Rita u angazhua në disa aktivitete më pak të vështira, duke përfshirë shtrirjen me top.
Rita shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive: “Vendosa të përdor atë që dua me gjëra të tjera që dua – prandaj tingulli është i fikur, unë po dëgjoja albumin tim të ri gjatë stërvitjes!”.
Edhe pse aktualisht po shijon pak kohë në Sydney, ajo nuk ka hequr dorë nga rutina intensive e palestrës.
Në prill, ajo tregoi pozat e saj në disa video të hedhura në Instagram, duke përfshirë ndarjet në ajër me këmbët e saj në stërvitje.
Rita po kalon kohë në Australi me bashkëshortin e saj Taika Waititi, me të cilin u martua gjatë verës.
Rita tregoi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë dhe donte ta mbante ceremoninë shumë private.
Ajo tha për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private ceremoninë e martesës sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”.
Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas, Te dhe Matewa nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.
Pas shumë spekulimeve, ylli konfirmoi në janar se ajo dhe regjisori Taika kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Duke folur në Heart Radio Breakfast në atë kohë, shqiptarja tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.
“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me klipin tim të ri [You Only Love Me] po luaj në atë që mund të ishte [dasma ime]”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris
Blero, Uki dhe Eli Malaj sjellin këngën "Distanca"
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me pushime në jug, sjellin fotografi krah njëri-tjetrit
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?
Ndahet nga jeta Shifty Shellshock ylli i grupit Crazy Town
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë