Rita Ora ka publikuar të premten videoklipin e dytë për këngën e saj më të fundit "Praising You", që është pjesë e albumit të saj të ri "You & I".

Klipi i titulluar "Praising You Pt. II" u drejtua nga Joseph Kahn, dhe pason videon e parë të drejtuar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.


Krijuesja e hiteve, 32 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në disa pamje magjepsëse për klip - ndërsa performoi përsëri një përditësim modern të klasikut të Fatboy Slim të vitit 1999.

71189517 12103759 New clip Rita Ora released the second accompanying music video f a 222 1684522489452

Si kurrë më parë, Rita gjithashtu u shfaq e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një divë magjepsëse vintage me një mori veshjes të ndryshme.

Ylli i popit është rikthyer në aksion me projektin e saj më të fundit – i cili vjen pesë vjet pas albumit të saj më të fundit "Phoenix".

Pjesa e dytë e videoklipit ishte rezultat i një dëshire të gjatë për një bashkëpunim mes Ritës dhe fituesit të "Grammy"-t, Joseph.

71189513 12103759 Sizzling The hitmake looked sensational as she showcased her ton a 224 1684522489456

Dyshja kanë dashur të punojnë së bashku për shumë vite dhe një video e dytë shoqëruese e "Praising You", u dha atyre mundësinë e përsosur për ta bërë këtë.

Regjisori i njohur botërisht - i cili ka punuar me artistin si Taylor Swift, Eminem, U2, Katy Perry, Lady Gaga, Black Eyed Peas dhe më shumë - pranoi se ai është një fans i madh i videoklipit të Spike Jones për këngën origjinale të Fatboy Slim, "Praise You".

“Gjithmonë më ka pëlqyer videoja e Spike Jones për Fatboy Slims, 'Praise You', kështu që isha i emocionuar që mund të punoja me një talent kaq fantastik si Rita në versionin e saj të këngës”, tha Joseph.

71189521 12103759 Big director The music video Praising You Pt II was directed by  a 223 1684522489455

Pas publikimit të videos së parë muzikore për "Praising You" drejtuar nga bashkëshorti i Ritës dhe fituesi i "Oscars", Taika Waititi - Joseph ishte shumë i prirur t'i jepte asaj mendimin e tij për projektin.

Videoja hapet me Ritën në skenën e një kishe amerikane teksa mban mikrofonin në dorë dhe është kapur nga pas e veshur me një pallto të gjatë.

Turma e rreme që ajo këndon para është manekine, të veshur mirë sikur të ishin njerëz të vërtetë - teksa ylli dhuron një performancë mahnitëse.

Rita ngriti temperaturat me një mini-fund të ndezur me thekë për veshjen e parë, duke treguar këmbët e saj të tonifikuara.

Këngëtarja e bashkoi dukjen e saj me një bluzë të kaltër të prerë me lidhëse dhe e mbuloi dekoltenë me një gjerdan zinxhir argjendi shumë tërheqës që përmbante dy varëse të mëdha.

Ajo veshi një palë çizme me takë të trashë argjendi deri tek gjuri me lidhëse të mprehta lart, duke shfaqur figurën e saj mahnitëse.

71193275 12103759 Bold The clip continues as Rita gets out of the church and jumps a 234 1684522490128

Krijuesja e hitit “Black Widow” la flokët në një model unik, duke ngjallur një stil të vjetër Hollywoodian.

Ylli dukej një divë magjepsëse në secilën prej pjesëve të videoklipit më të ri.

Videoja përfundon me Ritën duke performuar një kërcim në mes të një rruge në shkretëtirë - ndërsa të gjitha manekinet gra e rrethuan me krahët lart.

71193305 12103759 The singer teamed her ensemble with a blue cut out crop top with a 230 1684522489919

Ndryshe, Rita performoi për herë të parë "Praising You" në gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest në fillim të javës së kaluar.

Albumi i ri i Ritës "You & I" do të publikohet më 14 korrik. /Telegrafi/