Rita Ora ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në Manchester Pride 2024, të mbajtur në Manchester, Angli.

Përveç Ritës, në këtë festival performuan edhe artistë të tjerë të njohur si Jessie J, Katy B dhe Bimini. Festivali, i cili zgjat nga 23 gushti deri më 26 gusht, tërhoqi vëmendjen e një numri të madh ndjekësish.


Në koncertin e saj, Rita publikoi disa fotografi në Instagram, ku dukej tejet atraktive dhe e veshur me shumë ngjyra, e kuruar në detaje.

ritaora 1724596154 3442484507094217715 189379530

"Krenari. Kaq mjafton. Fotot nga i dashuri im @tiziano.raw, flokët dhe grimin nga vajza ime @lisalaudat1, familja më bëri një set special për Pride, @pippa.atkinson. Një vajzë duhet të ëndërrojë që të jetë një show girl njëherë apo dy herë në jetë", shkroi Ora në Instagram.

Këngëtarja e hitit "For You" u paraqit me një veshje që përfshinte një palë geta të zeza të tejdukshme dhe çizme të zeza deri te pulpat. Çizmet ishin prej lëkure të zezë të shkëlqyeshme, me mbyllje me zinxhirë argjendi në anët e saj. Taket prej dy deri në tri centimetra e rritën dukshëm gjatësinë e saj, duke i dhënë asaj një shtysë të lehtë gjatë performancës.

ritaora 1724596154 3442484506951601479 189379530

Manchester Pride 2024 përfshin disa ngjarje, duke përfshirë Paradën e Mirënjohur Manchester Pride, Festën Gay Village, Vigiljën me Qirinj, Youth Pride MCR, Family Pride MCR, Superbia Weekend dhe Forumin e të Drejtave të Njeriut.

ritaora 1724596154 3442484507329015750 189379530

Ky event përfshin performanca nga anëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTQ+. /Telegrafi/

ritaora 1724596154 3442484507010218867 189379530

ritaora 1724596154 3442484506959871500 189379530 Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 1724596154 3442484506959952881 189379530 Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 1724596154 3442484506959955076 189379530 Foto: Rita Ora/Instagram