Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke mbuluar ballinën e revistës prestigjioze "Marie Claire" në edicionin spanjoll.

Lajmin e gëzueshëm e kanë bërë të ditur drejtuesit e revistës, të cilët përmes një postimi të përbashkët me yllin në rrjetin social Instagram, ndanë këtë arritje të re të këngëtares shqiptare.


Në postimin e revistës, Ora shprehet se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet këngëtare. "U bëra e obsesionuar me modën, muzikën dhe çdo lloj argëtimi. Gjëja e vetme që doja të bëja ishte të argëtoja", ka thënë këngëtarja, duke përshkruar pasionin dhe dedikimin e saj për artin dhe argëtimin.

image 2847409

Intervista ekskluzive e revistës "Marie Claire" për numrin e muajit gusht sjell një pasqyrë të thellë të karrierës së Rita Orës dhe rëndësinë e shëndetit mendor. Në një tjetër postim në Instagram, Ora falënderoi revistën për këtë nderim të veçantë.

"Faleminderit 'Marie Claire Espana' që më vendosët mua në ballinën më të fundit. Shikoni fotografitë për të parë lëvizjet e mia të stilit flamenco", shkroi ajo, duke e theksuar rolin e modës dhe stilit në jetën e saj artistike.

image 9187930

Megjithëse data e saktë e publikimit të intervistës së plotë ende nuk është bërë e ditur, fansat e Rita Orës presin me padurim të mësojnë më shumë rreth rrëfimeve dhe mendimeve të saj.

image 7775109

Kjo paraqitje në "Marie Claire" shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga figurat më të njohura dhe të vlerësuara në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe modës. /Telegrafi/

image 1930807

image 6420372 Foto: Marie Claire Espana/Instagram

image 8528160 Foto: Marie Claire Espana/Instagram

image 6978673 Foto: Marie Claire Espana/Instagram

image 2208099 Foto: Marie Claire Espana/Instagram